Pas shumë vitesh, Kim Kardashian flet për videon e saj intime me Ray J

Në vitin 2007-të, një video intime e Kim Kardashian bëri xhiron e botës dhe në një kohë të shkurtër ajo arriti të merrte shumë famë prej saj. Ylli i televizionit dhe ish i dashuri i saj, Ray J, filmuan një moment nga marrëdhënia e tyre intime në vitin 2002 dhe më pas kjo video doli në internet pa dëshirën e dyshes në vitin 2007.

Kjo video u publikua në të njëjtën kohë që Kim dhe familja e saj ishin gati të transmetonin seritë e parë të “Keeping Up With The Kardashians”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Los Angeles Times”, Kim ka treguar se fakti që foli publikisht në lidhje me këtë video e ndihmoi të përballonte momentin e sikletshëm.

“Mendoj se padyshim producentët donin shumë që unë të flisja. Dhe unë nuk do të kisha folur nëse nuk do të ishte spektakli. Ndonjëherë mendoja ‘OK, e di që tani duhet të merrem me këtë çështje. Dikush do më pyes, kështu që duhet të ec përpara dhe të flas’. Në një farë mënyrë, spektakli nga ka ndihmuar që të përballojmë shumë gjëra, në vend që t’i fshihnim nën tapet. Në fund të ditës, unë kam qenë gjithmonë e hapur dhe e sinqertë dhe doja të ndaja çdo gjë që po kaloja. Nuk do të përmbahesha”, është shprehur Kim.