Pendarovski: Sërish ta ripërtërijmë unitetin që e kishim në fillim të pavarësisë

Në vitin 1991, në një kohë të pasigurt, ne, qytetarët, u bashkuam rreth idesë për shtet tonin, të pavarur. Pastaj, sfida e madhe, në vend të arsyes për ndarje, u bë arsyje e bashkimit, të gjithë u mblodhëm përreth idesë për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane, thotë Stevo Pendarovski në urimi për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.

Me kalimin e viteve, siç thekson presidenti, ne kemi pasur ulje dhe ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku i kemi kapërcyer të gjitha.

“Në vitin 1991 zgjodhëm pavarësinë, në vitin 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi para dyerve të institucioneve evropiane dhe euroatlantike. Për të arritur qëllimin, duhet të rivendosim unitetin që e kishim në fillim të pavarësisë. Për këtë arsye ne kemi nevojë për pajtim të qytetarëve dhe pajtimi i përhershëm kërkon institucione efektive të drejtësisë dhe integritetit”, thotë Pendarovski.

Nëse duam që gjeneratat e reja të qëndrojnë në vend dhe të jetojnë, të punojnë dhe të krijojnë të ardhmen këtu, siç thekson presidenti, ne duhet të bëjmë shumë më tepër si shtet dhe t’u sigurojmë atyre kushte për t’u realizuar dhe të arrijnë sukses këtu, në vendin e tyre.