Për dy vite solli me forcat e veta mbi 17 çmime në nivel ndërkombëtar, Ministria e kulturës anashkalon projektet e regjisorit Ugzmajli, ja reagimi i tij

Regjisori i njohur kosovar Besim Ugzmajli pas publikimit të projekteve të financuara nga ana e Ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit ka reaguar pasiqë asnjë nga projektet e tij nuk ka gjetur mbështetje nga ky dikaster, duke theksuar se vetëm në dy vitet e fundit ai ka sjellë mbi 17 cmime në nivel vendi dhe mbarëkombëtarë por që të gjitha i ka bërë me vetfinancim ndërkohë që ka bërë krenarë gjithë shqiptarët në mbarë botën.

Ja postimi i tij:

Te gjithe miqt e mi ketu dhe gjetiu, 😜 me njohin si regjisor filmi dhe teatri. Mire boll. 😁
Pavaresisht qe une vazhdimisht aplikoj me projektet e mia ne Ministrine e Kultures, une asnjehere, theksoj ASNJEHERE, nuk kan pase kontrate te DREJTPERDREJT me Ministrine e Kultures ne Kosove🤯. Ka ndodhur qe jane financuar organizata te tjera ku une jam angazhu pastaj, por projektet e mia ASNJIHERE nuk jane perkrahur nga kjo Ministri, pra as ne kete aplikimin e ketij viti qe keto dite jane shpallur fituesit. Ministria e Kultures asnje bilete kurr nuk ma ka pagu me shku ne Festivalet Nderkombetare (me falni per jo-modestine) por per vetem 2 vitet e fundit i kam sjell hiq ma pak se mbi 17 cmime Kinematografike nga vende te ndryshme te botes, ne konkurenca shume serioze, normalisht me filmat qe i kam ba me kursimet e mia kryesisht. 💪🏻 Ky postim nuk po du me tingellu si ankese, si kukuvajke. KREJT cka po du me thane eshte qe ne Kosove, nese nuk ke dikend te njofshem ne komisione te caktuara, pothuajse KURR nuk ke mundesi me fitu me vleren e projektit qe ke dergu, ose me CV qe ke. E une budalla, ende tu mendu qe suksesi te hape mundesi ne kete vend. 🧠 💥
MIREPO!!! A ndalet uji, aq ndalem une, rakete bre rakete 🚀♥️😁.
Vazhdoni ju MRKS financoni projekte te llojit: “Terheqje Litaresh ne Malet e Rugoves”, “Pitpidak ne fshatin Pilifuc te Drenices”, “Dokumetar per Klyshin Ardhacak”, “Poezi per Lopen e Kuqe Holandeze”…. etj etj!
P.s. Ketu mundeni me pa p.sh filmin: Forgive me | Më fal |