Për këmbë të buta, ja trajtimi natyral në kushte shtëpie

Këmbët e buta dhe të dhe të shëndetshme janë një nga dëshirat e çdo të rrituri. Pra nuk ka shumë rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kur vjen puna tek shëndeti i këmbëve. Siç dihet janë një nga pjesët më delikate të trupit, çdo shqetësim në to do të thotë shqetësim i të gjithë trupit.

Zgjidhjet për këtë problem mund të jenë të shumta duke filluar që nga zgjedhja e këpucëve të duhura, ecja apo trajtimi i duhur i lëkurës. Në këtë artikull do të ndalemi tek trajtimi i këmbëve me mënyra natyrale për t’i pasur sa më të buta e të shëndetshme. Ndiqni mëposhtë hap pas hapi këshillat e mëposhtme:

Çfarë ju duhet
1 filxhan kafe kripë
2 filxhanë kafe sodë buke
1 limon i shtrydhur
10 pika vaj esencial trëndafili apo lavande
Ujë

Si të veproni
Mbushni një kovë apo legen me ujë të vakët ose të nxehtë dhe brenda shtoni të gjithë përbërësit. Është me rëndësi që uji të jetë disi i ngrohtë në mënyrë që të merrni rezultatin e dëshiruar. Pasi të keni hedhur kripën, sodën dhe limonin, zgjidhni vajin tuaj esencial sipas dëshirës. Nëse këtë radhë nuk ju gjendet një në shtëpi mund ta anashkaloni këtë hap dhe të përdorni vetëm përbërësit e tjerë.

Kështu me të përgatitur ujin, zhysni këmbët e pastra në të dhe lërini të pushojnë për 30 minuta, deri sa uji të fillojë të ftohet plotësisht. Gjatë kësaj kohe herë pas here mund t’i fërkoni këmbët me njëra tjetrën, pa i nxjerrë nga uji. Më pas thajini lehtë me peshqir dhe përdorni një limë apo gur të posaçëm për këmbët për t’i lëmuar ato. E gjithë lëkura e vdekur duhet të eliminohet në këtë mënyrë. Kini kujdes të mos i dëmtoni këmbët tuaja teksa i limoni duke ushtruar shumë presion mbi to. Pasi ta keni bërë këtë proces për disa minuta, shpëlajini këmbët me ujë të pastër dhe thajini sërish. Në fund kur ato të jenë të buta e të pastra, lyejeni me pak krem dhe pushoni për disa minuta./AgroWeb.