Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën që nuk e kishte në pronësi

Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 36-vjeçar italian, pasi ka tentuar të shesë një automjet që nuk ishte në pronësi të tij.

Sipas uniformave blu është prangosur M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Citroen”.

Njoftimi i policisë:

Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

WWW.GAZETA.MK