Pse Rusisë nuk i pëlqen qasja diplomatike e Bujar Osmanit?

“Më vjen keq për vendimin e padrejtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, është vetëm hakmarrje politike. Kjo padyshim do të ndikojë negativisht në raportet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse”.

Kështu e ka komentuar i pari i Diplomacisë së shtetit dëbimin e diplomatit të Maqedonisë së Veriut nga Moska.

Ky veprim nga Rusia është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të muajit të kaluar kur Maqedonia e Veriut dëboi një diplomat rus në Shkup.

Shefi i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani në disa raste në media ka përsëritur se Maqedonia e Veriut nuk do jetë neutrale as politikisht e as ushtarakisht në pozicionimin diplomatik të vendit, duke vënë në fokus orientimin kah NATO dhe BE.