Pse vendosi të mbulohet, flet Shkëndije Mujaj: Jam e gatshme të pranoj çfarë vjen nga Allahu

U paraqit si një nga femrat që nuk njeh tabu, për vite të tëra realizoi projekte të cilat ishin atraksion në botën e skenës muzikore. U përfol shumë e shumë sa që në një moment ajo vendosi të mbulohet. Shkëndije Mujaj vjen në këtë bisedë ku tregon arsyet pse u mbulua, rrugën e Zotit të cilën po e ndjek dhe arsyet e tërheqjes nga muzika.

U bë një kohë që nuk ke publikuar ndonjë projekt të ri, do të thotë kjo që je tërhequr nga muzika?

Shumë e vërtetë është se jam larguar nga muzika, të paktën me stilin që e kisha.

Çfarë përfitore e çfarë humbe nga kariera muzikore që kur ke filluar?

Fitova shumë gjëra materiale të cilat ashtu siç erdhën shpejtë edhe ikën shpejtë, pare pa pikë berqeti (haram). E humba kohën duke jetuar pa shijen e Imanit, kënaqësi që nuk të kërkon asgjë përveç bindjes ndaj Zotit. Thjeshtë njoha shumë kënd por jo atë që më krijoj.

E ke përjetuar rëndë humbjen e nënës, sa mundesh me gjetë veten tash dhe si është jeta jote?

Po i dashuri im Allahu xh.sh e mori nënën time të bukur, që më solli në këtë botë dhe akoma e ndjej dhimbjen, mungesën, malli vjen e shtohet por unë nuk mund të kuptoj të tjerët që e lëshojnë në dhe nënën, babain, motrën, vëllaun, duke mos i shtruar vetes pyetje ku shkoi dhe a ka nevojë ti ndihmoj diçka? Vazhdojnë jetën sikur mos kishte ndodhur asgje. Ajo më rrinë para syve kur e pash nënën time të ngrirë dhe të ftohtë u binda se caktimi Allahut do të ndodh pamëshirshëm dhimbjes sime. Por unë e dua Allahun edhe më shumë i lutem me kënaqësi ta mëshiroj nënën time dhe të na ribashkojë nē Xhennet InshAllah.

Mendon se je e gatshme të bëhesh nënë dhe të krijosh familje pavarësisht asaj që e mban fshehur hermetikisht jetën private?

Unë jam e gatshme të pranoj çfarë vjen nga Allahu, ai është planifikuesi im.

Ka një kohë që ke vendosur mbulesën, çfarë do të thotë kjo?

Mbulesa ime është biznes me Allahun.

Mbështetësit dhe fansat nuk do kenë mundësi të shohin videoprojekte atraktive nga Shkëndija?

Ndjeksit e mi do kenë shansën të njohin të vërtetën InshAllah. Do mundohem tua paraqes realitetin.

Porosia e juaj për femrat qoftë të famshme apo jo….

Porosia ime për të gjithë femrat është, feja Islame nuk erdhi të na vështirësoj jetën neve, por të na lehtësojë se çdo gjë çfarë është urdhëruar nga Allahu është për të mirën tonë pmsh që neve nuk e kuptojmë fillimisht. Kur unë pata dal para 10 viteve me deklaratën që unë i arrita format e mia përmes sportit askush nuk më besoj. Pastaj e provuan dhe u bindën. Tani e kam edhe një mesazh, provonje vet. #Namazchallenge nëse nuk do gjesh lumturinë që je duke kërkuar ndër vite eja më kërko mua. E provuar dhe aprovuar 1 milion % garantoj.