Raporti ndërkombëtar ngre alarmin rreth aplikacioneve të shëndetit personal

9 nga 10 aplikacione mobile të shëndetit grumbullojnë dhe gjurmojnë të dhënat e përdoruesit sipas një studimi të ri ndërkombëtar.

Hulumtimi i publikuar nga British Medical Jorunal kreu një analizë të thellë në më shumë se 20 mijë aplikacione mobile të shëndetit personale në Play Store, disa prej të cilëve kërkonin zbulimin e informacione personale me ndjeshmëri të lartë.

88% prej tyre përdornin cookie per gjurmimin e aktivitetit ë përdoruesit ndërsa 28% e tyre nuk kishin asnjë lloj deklarata privatësie në Google Play rreth informacioneve të grumbullohen.

Por vetëm 4% e tyre transferonin të dhënat e përdoruesve tek palët e treta. Pavarësisht këtyre statistikave vetëm 1.3% e përdoruesve ishin të shqetësuar rreth privatësisë në vlerësimet që ato linin.

Raportoi përmendi edhe GDPR si një nismë e cila ka përmirësuar ndjeshëm transparencën rreth aplikacioneve, grumbullimit të të dhënave dhe praktikave të shpërndarjes së tyre ma palë të treta. /PCWorld Albanian