Real Madrid merr fitore me vuajtje ndaj Granadas

Real Madrid ka vuajtur shumë në stadiumin ‘Nuevo Los Carmenes’ kundër Granada, por në fund ia doli të merrte tre pikë. Los Blancos triumfuan me rezultat 2:1.

Dy golat mysafirët i shënuan shumë herët me anë të Ferland Mendy (10’) dhe Karim Benzema (16’).

Por Granada ia doli të ngushtonte diferencën me të filluar pjesa e dytë, kur Marchis (50’) mposhti Thibaut Courtois.

Në vijim e sfidës, vendasit u munduan me mish e me shpirt të fitonin pikë por megjithatë fati ishte në anën e Realit.

Skuadra e Zinedine Zidane tashmë është vetëm tre pikë larg titullit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, duke tubuar 83 pikë.

Granada mbetet në pozitën e 10 me 50 pikë.