Reperi nga Shkupi, OMSI sjell projektin e ri “Babe” (Video)

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj që futen në këtë treg të ngjeshur . Një artist i ri që premton shumë në industrinë e muzikës është OMSI. OMSI sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Babe” këngë kjo që vjen e vizualizuar me videoklip. Ky projekt është punuar në mënyr shumë profesjonale dhe OMSI e sjell të interpretuar në mënyrë të veçantë, këngë e cila pritet të rezultojë e suksesshme. Omer Ramadani apo i njohur ndryshe me emrin artistik si OMSI është 21 vjeç, vjen me prejadhrje nga Shkupi por jeton në Zvicer, ai filloi te merret me muzik që nga mosha 17 vjeç, ateher ai zbuloj talentin e tij dhe filloj të postonte video “freestyle” në instagram. Shumë prej artistëve tanë edhe pse emra të rinj janë pritur mirë nga publiku, OMSI është një emër që premton të ngritet shpejt në skenë.