Rruga Tetovë – Prizren

Rruga Tetovë Prizren në periudha te ndryshme historike asnjëher nuk u ndërmor ndonjë iniciativ për të u realizu dhe lirshëm të komunikojnë qytetarët e dy qyteteve me histori të lashtë. Perandoria Osamne e cila sundoj 537 vite nuk pat interes ti lidh dy qytetet shqiptare edhe mbretëria Serbokroateslloven në 40 vite sundim nuk lejoj mi bashku dy qytetet njekosishte Jugosllavia e Titos në 45 vite qeverisje nuk pat iniciativ dhe projekt per lidhje të Prizrenit dhe Tetovës.

Shkruan Ruzhdi Matoshi

Pluralizmi politik nga viti 1992 në Republikën e Maqedonis veriut dhe nga viti 2000 në Republikën e Kosovës pru shumë qeveri në dy vendet por edhe keto 30 vite demokraci në Maqedoni të veriut dhe 20 vite në Kosovë ende skemi ndonjë inicim të projektit për rrugën Prizren – Tetovë por ja tash qeveria Kurti dhe pjesa shqiptare ne qeverin e Maqedonisë së veriut kan shpreh interesim të fillojnë një iniciativ por shpresojme të mos jenë lojë fjalësh.

Projekti do të merr seriozitetin nëse kemi takim te kryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës njëkosishtë duhët të kemi edhe komunikim mes Ali Ametit dhe Albin Kurtit që të marrë rrugë realizimi i keti projekti shumë dmth për dy qytetet.

Ministri i jashtem Bujar Osmani dhe ministrja e jashtme Donika Gervalla duhet të krijojnë komisione per pergaditjen e memorandumit të pajtushmerisë së dy shteteve dhe ratifikimi i tijë në dy parlamentet se pajtohen te ken nje lidhje operative te komunikimit me pikë kufitare në zonën mes Prizrenit dhe Tetovës.

Për fizibliti programa e rrugës duhet të kontraktohet një kompani me bonitet pozitv dhe nga dy qeveritë të miren obligimet financiare që të kemi dokumentin fillestare të projektit të rrugës Prizren Tetovë.

Të kemi qartësi të kreditimit të projektit, sa do të mbeshtetet nga buxhetet e dy qeverive e sa nga instrumentet financiar ndërkombëtar [ banka botërore, Berzhi ].
Realizimi i projektit të bëhet nga kompanit me rejting te lart realizues [ Bechtel enka, strabag etj.]

Kjo rruge tejkalon permasa e rejtingjeve partiake e cila ka ndikim multiplikativ sa i perket te mirat që mund ti ket Prizreni dhe Tetova por dhe Maqedonia dhe Kosova. Kush e realizon pirolla i kofte dhe patjeter se do ken mbeshteteje nesër, qoftë edhe ajo politike.

Ali Ahmeti dhe Albin Kurtin e kan shancin të bëjn historinë duke bashku dy qytete vella e moter qe nuk lan të bashkohemi shumë qeveri e perandori.