Rrugët në gjithë Tetovën dhe rrethinë janë të kalueshme

Sot, e mërkurë (01.04.2020) një pjesë e madhe e teritorit të komunës së Tetovës është mbuluar me borë ndërkohë që autoritetet komunale kanë nisur që herët pastrimin e rrugëve dhe rrugicave për një lëvizje sa më të lehtë të qytetarëve edhe në këtë kohë të gjendjes së jashtëzakonshme që po përballemi me virusin Korona.

Kështu me fillim në ora:

12:30 aksion për pastrimin e rrugës në fshatin Lisec si dhe vikend lagjen në Kodrën e Diellit.

13:30 aksion për pastrimin e rrugës në fshatin Rasadisht dhe në fshatin Gajre.

13:00 aksion për pastrimin e rrugës në fshatin Llacë, Sellcë, Vice dhe Gjermë.

Ndërkohë që nëpër qytet dhe fshatrat e fushës që janë në teritorin e komunës së Tetovës aksioni për pastrim do të fillojë sonte nga ora 21:00.

Për momentin të gjithë akset rrugore si ato të prioritetit të parë, të dytë dhe të tretë përfshirë këtu dhe rrugicat nëpër qytet por edhe në fshatrat malorë janë të kalueshme.