Salihu: Kultura në ambientet e hapura, trend i ri në kulmet e gjelbërta në qendër të Shkupit

Në komunën “Shkupi prej kulturës deri në skulpturë dhe anasjelltas” e publikuar në ” Sllobodan peçat”, zëdhënësi i qytetit të Shkupit Valon Salihu duke folur për komentet pozitive në gazeta për magjinë muzikore të Filharmonisë “Arhange” dhe Emin Xhijan paralajmëron koncert të ri në ambient të hapur në muajin shtator.

„Edhe më e mirë është ndjenja kur qytetit i jepet mirënjohje se koncertet që i organizon çdo verë në parkun e qytetit me Filharmoninë të titulluar si ” Filharmonisë në të hapur” janë një përjetim i vërtetë për publikun”

Këtë vit ” Filharmoninë në të hapur” kishte koncert në oborrin e ministrisë të kulturës (promovim i një skene verore në zemrën e Debar mahallës), ndërsa përveç koncertit legjendar të Arhangel në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, planifikohet edhe një koncert në ambient të hapur në parkun e qytetit në muajin shtator.

Salihu përkujton se vizitë të mirë të ngjarjeve kulturore në hapësira të hapura kishte edhe para pandemisë, duke shtuar se kultura në ambientet e hapura është duke u bërë trend edhe në kulmet e gjelbërta

„Kultura në ambientet e hapura këtë vit është bërë trend edhe në kulmet e gjelbërta në qendër të Shkupit të cilët u shëndërruan si destinacione të një numri të madh të ngjarjeve kulturore të ndryshme, programe muzikore, kinema në ambient të hapur vikende teatrore dhe shumë ngjarje kulturore të ndryshme.

Programi i pasur kulturor në kulmet e gjelbërta në qendër të qytetit të Shkupit vazhdon, ndërsa shkupjanët kanë mundësi të shijojnë përmbajtje cilësore kulturore në këto oaza të reja urbane.

WWW.GAZETA.MK