Sara poston foton dhe mesazhin më të bukur për ditëlindjen e Ledrit

E dashura e Ledri Vulës i ka uruar atij ditëlindjen me një postim të ëmbël në profilin e tij në Instagram.

Ledri Vula ka mbushur plot 34 vjet të jetës këtë verë. Reperi pranoi urime të shumta me rastin e ditëlindjes, por atë më specialin e mori nga e dashura, Sara Hoxha.

Sara publikoi një fotografi nga pushimet ku shfaqet duke shkëmbyer puthje me Ledrin, ndërsa zgjodhi fjalët më të mira për reperin.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo  Gëzuar ditëlindjen për njeriun që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time  #Culi”, ka shkruar ajo.