Sekretari Aziri në hapjen e Qendrës kulturore informative në Tiranë

Sot (10 Qershor), në Tiranë, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri sëbashku me Ministren e Kulturës, Irena Stefovska zhvilluan takim me Ministren e Kulturës të Shqipërisë, Elva Margariti.

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm në fushën e kulturës, gjatë ditës së sotme u realizua hapja zyrtare e Qendrës Kulturore Informative të Maqedonisë s Veriut në Tiranë dhe u përshëndet nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për krijimin e qendrave kulturore informative në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2020.

Gjatë takimit, të dyja palët ranë dakord të dëshmojnë bashkëpunimin tradicional institucional mes dy vendeve dhe artistëve dhe biseduan rreth mundësive për të thelluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke riafirmuar
çështjen e nënshkrimit të një Programi të ri për bashkëpunim kulturor ndërmjet dy institucioneve për periudhën 2021-2026.