Senhit: Edhe Anxhela meriton finalen! Sa e pagoi FloRidën për hitin muzikor ‘Adrenalina’?

Këngëtarja e famshme, Senhit, foli ekskluzivisht në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi për këngën e saj ‘Adrenalina’ me të cilën përfaqëson San Marinon në Eurovizion.

Emali e pyet se si erdhi bashkëpunimi me Flo Rida, i cili ka famë botërore e se mund të kishte kosto të larta financiare për një shtet të vogël si San Marino. Pyetje që shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Senhit tregoi detajet.

“Pranoi se i pëlqeu kënga. Më në fund bota është e drejtë sepse ajo që funksionon mirë ne Eurovizion janë këngët”. A ishte kjo një zgjedhje strategjike nga ana e tyre? Dhe a do të jetë ai zyrtarisht në Eurovizion?

“Sipas meje kënga funksionon edhe vetë kështu siç është, dua ta them përtej modestisë. Por ai është qershia mbi tortë. Nuk e dimë ende nëse do jetë në skenë prej situatës pasi duhet të vij nga Amerika”.

Në fund ajo shtoi se e njeh shumë mirë këngën shqiptare “Karma” , madje e këndoi pak akapela. Sipas Sehnit edhe Shqipëria meriton finalen dhe të vlerësohet për këngën dhe Anxhela Peristerin.