SHBA dhe Izraeli diskutojnë për sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken se ka biseduar me ministrin e Jashtëm izraelit, Yair Lapid, për sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Ned Price bëri deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar mes Blinken dhe Lapid.

“Sekretari (Blinken) bisedoi lidhur me angazhimin e SHBA-së për sigurinë e Izraelit, rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Izrael dhe nevojën për të përmirësuar me rrugë praktike marrëdhëniet Izrael-Palestinë”, tha Price në deklaratën e tij.

Ai theksoi se Blinken dhe Lapid kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth mundësive për thellimin e përpjekjeve për normalizimin me vendet e rajonit dhe rreth çështjeve të sigurisë rajonale kryesisht për Iranin.



. .