Shefat Isufi: Në muajin Maj ngjitem në ring përsëri

Djaloshi i ri dhe tejet ambicioz nga Lugina e Preshevës, tashmë pas një karriere shumë të suksesshme në sportin luftarak të boksit, në Kosovë dhe Shqipëri, që nga viti 2010 ka startuar me boksin profesional në München të Gjermanisë, duke u shndërruar shpejt në një Kampion i cili po i dridh arenat e boksit ndërkombëtar. Në këtë intervistë për gazetën KOHA, ai rrëfen përvojat, ndeshjet dhe synimet në karrierën e tij.

E nisim këtë interviste me një përshkrim të shkurtë, kush është Shefat Isufi dhe sa ka ndryshuar në këtë periudhë të karierës?

Jam  Shefat Isufi nga Tërnoci (Lugina Preshevës), me profesion Boksier dhe gjatë kësaj periudhe të karrierës ndryshimi ka qenë për të mirë.

Që në moshë të re mereni me bosk, si po ecën?

Ka shumë vite që merrem me boks dhe po ecën shumë mirë.

Sa e vështirë ka qenë për ju të vijoni këtë rrugë duke e ditur se është një nga sported më të rënda dhe paksa të rezikshme?

Ka qenë mjaftë e vështirë sepse dihet që boksi është një sport i rëndë dhe i rrezikshëm mirpo kur e ke dëshirën e madhe i arrinë të gjitha me vullnet.

Çfarë ju shtyu që pikërisht të mereni me të?

Ishte dëshira ime qysh nga fëmijëria dhe në këtë sport e gjeta vetën më së miri.

Cilat kanë qenë lidhjet tuaja me këtë sport, është marë më herët ndonjë nga familja?

Nga familja nuk është marrë askush me boks mirëpo kanë qenë fansa të këtijë sporti dhe unë me përkrahjen e tyre jam këtu ku jam.

Të kemi parë që keni marrë përkrahje nga shqiptarët, a vazhdoni të ndiqni hapat e të njejtit sukses?

Përkrahje nga shqiptarët kam pasur gjithmonë dhe vazhdojë të kem gjithashtu edhe menaxheri im është shqiptarë Ilir Sinani dhe kështu besojë se do të arrimë suksese edhe më të mëdha.

Po nga bokserët e huaj, kush ju motivon më shumë?

Kam rrespekt për gjithë boksierët por më shumë më motivojnë ata boksier që punojnë fortë dhe që kanë arritur sukese.

A do kishit dashur që në ndonjë rast shqiptarët të ju njohin si Jean Claude Van Damme?

Jo nuk kisha dashur askush të më njohë ndryshe por kisha dashur të më njohin si Shefat Isufi ashtu siç jam në të vertetë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Pas një pauze të gjatë shkaku pandemisë planet e mia janë që në muajin Maj të ngjitem në ring.

Ndonjë mesazh që do përcillni tek gjenerata jote që dëshiron të meret me këtë sport?

Mesazhi im për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me këtë sport është: I dëshirojë shum suksese dhe shumë punë në këtë sport sepse boksi një ndër sportet më të vështira.