Shengyl Ismaili: Pas ndarjes nga bashkëshorti më kanë paragjykuar shumë

Aktorja e njohur Shengyl Ismaili ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën profesionale, teksa më në detaje edhe për ndarjen nga ish-bashkëshorti.

E ndarë prej disa vitesh, Ismaili tregon se është paragjykuar shumë pas divorcit nga bashkëshorti.

“Shumë pak jap mundësinë me marr vesh për jetën time, e ruaj me fanatizëm shumë të madh se është jeta ime personale,mjafton të flitet për mua si aktore/Privatësia jem duhet të respektohet prej të tjerëve, kur ka pësuar ndarja fatmirësisht nuk janë marrë me këtë punë, pasi unë nuk e kam bërë publike. Kur ka pyetje të tilla, unë gjithmonë ndalem”.

“Fjalë, shumë, qaq shumë sa nuk kam besuar që do të ballafaqohem me aq shumë fjalë, me aq shumë paragjykime e gjykime, pa të njohur e pa e ditur si e ke kaluar jetën ti. E kam pasur një periudhë që më kanë vra shumë, prej shoqërisë prej njerëzve që t’i nuk e pret”, ka thënë mes tjerash ajo.

Shengyl ndërkohë është nënë ‘single’ e dy fëmijëve.