Shënohet rënie e ndjeshme në Itali

Në Itali është regjistruar një rënie e shpejtë e krimit që nga vendosja e masave karantinë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit të ri, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Italisë.

Mes 1 marsit dhe 22 marsit, janë denoncuar 53.000 vepra penale, dhe kjo është rënie prej 64 përqindëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në raportin e Ministrisë.

Rastet e krimit të lidhura me drogën kanë rënë për 46 për qind, prostitucioni dhe pedofilia janë ulur për 77 për qind, vrasjet për 65 për qind dhe sulmet seksuale me 70 për qind.

Sidoqoftë, një rënie më e vogël është regjistruar në dhunën në familje – 43.6 përqind, si dhe në vjedhjet në farmaci – një nga pak vendet shitëse që akoma punojnë gjatë karantinës.