Shkëndija fiton Pelisterin, humbin Shkupi dhe Renova

Xhiroja e 7-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka shkuar mirë për Shkëndijën dhe Strugën, por jo edhe për Shkupin dhe Renovën. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës fituan transfertën me Pelisterin me rezultat 1:3 me golat e Ahmedit, Dorievit dhe Ibraimit, ndërsa për Pelisterin shënoi Tanushev. 

Ndërkohë Struga ka mundur Shkupin me shifra 2:0, përderisa Renova në Tetovë është mposhtur nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 3:1. Në dy ndeshjet tjera, Vardari fitoi 3:1 përballë Bellasicës, ndërsa Akademia Pandevi regjistroi triumf minimal 1:0 ndaj Sileksit. Kujtojmë që ndeshja e vetme që u zhvillua ditën e djeshme ndërmjet Borecit dhe Rabotniçkit u mbyll me barazim pa gola.