Shkodran Tolaj shpallet drejtori më i suksesshëm nga të gjitha institucionet kulturore

Shkodran Tolaj, Drejtor i Ansamblit shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare, është vlerësuar nga RTV 21 si drejtues i institucionit më të suksesshëm nga të gjitha institucionet kulturore në Maqedoninë e Veriut. Drejtori Tolaj, me rastin e këtij shpërblimi, kujtoi thënien e shkrimtarit gjerman Berthold Auerbach i cili citonte “Ai që nuk punon, nuk ka atdhe” Shqiptarët në Maqedoni po punojnë për një jetë më të mirë në atdheun e tyre”. Postimi i Ansamblit Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore: Drejtori Shkodran Tolaj pranoj çmimin “The best” dhe çmimin kryesor “The best of the best” duke u vlerësuar si drejtues i institucionit më të suksesshëm nga të gjitha institucionet kulturore në RMV. Drejtori Tolaj u shpreh se këto dy çmime iu takojnë personaliteteve që themeluan ansamblin, të gjitha shoqërive kulturoro-artistike që punuan dekada të tëra për të patur shkëlqimin që ka sot Ansambli nacional dhe artistëve të ansamblit që kanë punuar pandërprerë. Drejtori Tolaj kujtoi thënien e shkrimtarit gjerman Berthold Auerbach i cili citonte “Ai që nuk punon, nuk ka atdhe” Shqiptarët në Maqedoni po punojnë për një jetë më të mirë në atdheun e tyre” I lumtur që po arrijmë të kryejmë misionin që na takon me nderë dhe dinjitet. Falemnderit tv 21 për vlerësimin!