Shkupi ndahet me trajnerin Muharem Bajrami

Shkupi i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin Muharem Bajrami. Pas disfatës së djeshme nga Struga Trim Lum, kryesia e klubit bardhekaltër ka vendosur që të ndërpret bashkëpunimin me Bajramin. Të njejtën e ka konfirmuar edhe vet Shkupi përmes faqes zyrtare, duke falenderuar Muharem Bajramin për punën e palodhshme gjatë periudhës që ishte trajner, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin të karrierës së tij. Ndërkohë nuk kanë bërë të ditur ende se kush do të udhëheq Shkupin në ndeshjet në vijim.