Shtatë raste të reja të të infektuarve me Covid-19, 18 viktima

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 1418 teste të kryera 7 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, që të 7 të infektuarit janë nga Shkupi.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë regjistruar dhe 71 pacient të shëruar, dhe atë: Shkup-18, Kumanovë-15, Manastir-8, Veles-4, Shtip, Koçanë dhe Probishtip nga 1 pacient, Kërçovë, Radovish, Dellçevë dhe Vinicë nga 2 pacientë, Prilep, Strumicë, Negotinë, Sveti Nikollë, Vallandovë, Krushëve, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonska Kamenicë nga 1 pacientë.

Ndërsa 18 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Prej tyre 7 nga Shkupi, nga 3 nga Tetova dhe Gostivari, 2 persona nga Prilepi dhe 1 nga Makedonska Kamenica dhe një nga dibra.