Shufrat e çelikut i ngulen në trup, njëra në mëlçi

Një burrë kinez i cili punonte në një kantier ndërtimi është rrëzuar mbi dy shufra çeliku. Një shufër përshkoi qafën e tij, ndërsa tjera gjoksin. Ngjarja ka ndodhur në provincën Jiangsu lindore të Kinës.

Mësohet se punëtori kishte rënë në themelin e një ndërtese rreth katër metra nën tokë.

Shufra e vendosur në qafë për fatin e mirë të burrit nuk kishte prekur arteriet, ndërsa tjera ishte ngulur në mëlçinë e tij.

Pasi erdhi ndihma e shpejtë dhe pasi prenë shufrat metalike dhe e futën burrin në ambulancë së bashku me shufrat, punëtori ishte ende i vetëdijshëm dhe ka qëndruar në këmbë deri në emergjencë.

Pasi arriti në spital, zjarrfikësit hoqën me sukses shkopin nga burri. Burri është në një gjendje të qëndrueshme, sipas brigadës së zjarrfikësve.

Pasi arriti në spital, zjarrfikësit hoqën me sukses shkopin nga burri. Burri është në një gjendje të qëndrueshme, sipas brigadës së zjarrfikësve.