Si e festoi aktori Flamur Aljiji ditëlindjen në autostradë?

Njihet si një nga emrat më premtues të kinematografisë gjermane pasiqë atje jeton dhe vepron mirëpo aktori shqiptarë nga Tetova, Flamur Aljiji duket shumë karizmatik dhe me plot ideja në realizimin e projekteve të tij.

Ndonëse pjesëmarës në shumë projekte filmike të realizuara tashmë por edhe disa që janë në realizim e sipër, ai vitin e kaluar teksa qëndronte në vendlindje për pushim vendosi të festojë ditëlindjen e tij pak më ndryshe ose thënë shkurt në autostradë, derisa fotografia të cilën e publikojmë i thotë të gjitha, ai është shumë i thjeshtë në jetën të cilën e jeton.