Si të zbardhen dhëmbët pa dentist?

Dhëmbët e fortë dhe të bardha janë adutët kryesorë të çdo buzëqeshje të shkëlqyeshme. Por, e gjithë ajo që hamë ndikon keq në pamjen e tyre. Pijet e errëta si kafeja, pijet e gazuara, salca e domateve apo çaji janë ato që ndihmojnë në krijimin e njollave të mbyllura prandaj shumica më rrallë e tregojnë buzëqeshjen e vet. Por, ekzistojnë prodhime që gjenden në shtëpinë tuaj dhe mund t’ju ndihmojnë në zbardhimin e dhëmbëve.

Molla dhe karrota
Edhe molla edhe karrotat janë të pasur me vitamina C e cila ndihmon në luftën me infeksionet e mishit të dhëmbëve. Përveç mishit të shëndoshë, karrota dhe molla në masë të madhe e zvogëlojnë gurin e dhëmbëve për shkak se janë të forta dhe më të vështira për të përtypur, ndërsa mund t’i blini në çdo stinë, sepse gjenden gjithë vitin.

Luleshtrydhe
Luleshtrydhet përmbajnë enzimën e quajtur malik, që gjendet në përbërjen edhe të disa pastave për zbardhje të dhëmbëve. Është shumë lehtë, zbardhja kryhet me fërkim të luleshtrydhjeve në dhëmbë dhe mish. Përveç dhëmbëve të zbardhura, qimet e luleshtrydhes do t’ju ndihmojnë edhe gjatë largimit të baktereve nga dhëmbët dhe goja.

Limoni dhe portokalli
Frutat jugore si portokalli dhe limoni përmban acid agrume që ndihmojnë në ndriçimin dhe zbardhjen e dhëmbëve. Lëngu i limonit mund ta kombinoni edhe me kripë me këtë përbërje do t’i lani dhëmbët disa minuta. Por, me kujdes, këtë procedurë përsëriteni vetëm një deri dy herë në muaj, sepse larja e shpeshtë mund ta dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.

Sodë bikarbon
Edhe për sodën vlen e njëjta – me të vërtetë ndihmon në zbardhjen, por nuk duhet të teprohet me përdorimin e saj për shkak të ruajtjes së dhëmbëve dhe zmaltit.

Prodhimet e qumështit
Acidi i qumështit që e përmbajnë këto prodhime ndihmojnë në luftë me sëmundjet e mishit të dhëmbëve, por edhe gjatë zbardhjes të dhëmbëve. Nga ana tjetër, vitamina D, që e përmbajnë, i forcon dhëmbët dhe kockat e gojës.