Sigurojmë internet të shpejtësisë së lartë në të gjithë territorin e vendit

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me takimin e parë me përfaqësues nga Space Exploration Technologies Corporation, ose njohur ndryshe si SpaceX.
Sigurojmë internet të shpejtësisë së lartë në të gjithë territorin e vendit. Ministria për shoqëri informatike dhe administrate është duke kërkuar opsionet më të mira për të siguruar internet të shpejtësisë së lartë për të gjithë qytetarët e vendit, në zonat urbane dhe ato rurale të cilat nuk kanë akoma qasje në internet, si dhe për mundësitë për të përmirësuar konektivitetin në të gjitha zonat dhe qytetet e të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria për shoqëri informatike dhe administratë do të bashkëpunoj me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të kërkoj mënyra për të subvencionuar lidhjen e internetit për klientët përmes një sistemi të mirëmenduar të vaucherëve, duke marrë shembull vende të tjera të Europës, në rastin konkret, Gjermaninë.
Arritja e shpejtësisë së internetit prej 300 Mbps për çdo shtëpi, edhe në zonat më të thella të vendit, është qëllimi që duhet të arrijmë në fund të implementimit të këtij projekti. Jam mëse i lumur t’ju informoj se bisedimet me kompaninë e drejtuar nga Elon Musk, SpaceX, do të vazhdojnë dhe si rrjedhojë shpresojmë të sjellim shërbime më të mira për qytetarët tanë.