Sjellja “partizane” e zyrtarëve shqiptarë në Siniçan!

Nga :Mehdi Mustafi

Këto ditë pamë një fotografi jo të mirë në Siniçan të Bogovinës. Shpërthimi i paknaqësisë së qytetarëve të Siniçanit për mospasjen e ujit për pije është i drejtë! Autoritetet komunale kanë detyrim institucional që qytetarëve tju sigurojë ujin për pije!

Një paaftësi dhe papërgjegjësi institucionale e Kryetarit të Komunës, ka bërë që banorët të shesin edhe bagëtinë dhe stolitë dhe të vet ti përvishen edhe punës fizike për të siguruar ujin për pije. Ky realitet i hidhur nuk mbulohet me nxitjen e zënkave dhe konflikteve mes banorëve lokal, me mbjelljen e urrejtjeve dhe sherreve mes qytetarëve. Kjo pa aaftësi nuk arsyetohet me tentimin për të hipur në eskavator para kamerave, por duke bëre projekte dhe plane aksionale institucionale dhe duke siguruar fonde financiare.

Është manipulim i ulët me qytetarët e Siniçanit dhe opinion nga ana e Kryetarit të Komunës, i cili vet ka kërkuar asistencë të policisë në njëren anë, kurse në anën tjetër çdo ditë ka nxitur kërcnim të rendit dhe sigurisë pë banorët lokal. Të zotohesh para policisë se do te apelohet tek qytetarët për ndërprerjen e punimeve deri sa të sigurohet dokumentacioni përkatës, kurse në anen tjetër të fusësh në sherr qytetarët me organet ligjzbatuese është manipulim që edhe zogjtë e malit e vërejtën!

Sjellja “partizane” nuk e zvendëson përgjegjësinë institucionale për tju siguruar banorëve ujin për pije.
Për këtë arsye, ministrat e dikastereve përkatëse, jo vetëm që do të duhet të ndihmojnë në sigurimin e lejeve të domosdoshme, por edhe në gjetjen e mjeteve për financimin e të njejtës pa vonesa të tepruara ashtu siç ndodhi me fsh. Zherovjan, Pirok dhe Kamjan të së njejtës komune.
Policët, djemt tanë janë sjellur me plotë përgjegjësi. Ata janë për të eliminuar çdo veprim kërcnues, për çka ka denoncuar vetë Kryetari i Komunës dhe banorët lokal.

sharrDuke marrë parasyshë faktin se ky problem ka ekzistuar me vite të tëra, në opinionin e përgjithshëm është ngritur edhe nje dilemë tjetër se pse qëndruan heshtët “partizanët” e ditëve të fundit kur Çulevi i Vmro-së ishte Ministër i Brendshëm apo Spasovski i Lsdm-së? Apo kishin frikë se përfundojnë në “hapsane”!?