Sot arrijnë edhe mbi 8 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Orgeta Manastirliu, ka bërë të ditur se sot në Shqipëri do të arrijnë edhe 8 mijë e 190 doza të vaksinës Pfizer.

Sipas Manastirliut në Shqipëri deri sot kanë arritur 711 mijë e 740 doza të vaksinave kundër Covid-19.

“#VaksinimiNukNdalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Manastirliu.

Kujtojmë se më 24 prill, Shqipëria ka arritur shifrën e 400 mijë vaksinimeve në vend.