Sot feston ditëlindjen Shaban Jashari, e kujtojnë me mallë pasardhësit

Sot Baba Shaban, njëherit shkolla fillore që me krenari mbanë emrin e tij, kanë ditëlindjen e tyre.

Në pamundësi për të organizuar si zakonisht program kulturo-artistik, sot me kujtimet me të mira dhe me krenari uroj ditëlindjen e 96-të të babës Shaban, mësuesit të parë në Drenicë, ideologut që edukoj e frymëzoj shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë hak atdheut.

Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoj atdheut, edukimit të brezave të rinj deri në rënien e tij heroike për të mos vdekur kurrë.

Amanetin e tij për një arsimim të zhvilluar e gjenerata të edukuara e rritura nën frymën patriotike me gjithë qenien time jam duke u angazhuar për të jetësuar sado pak.

Nxënës të dashur urime Dita e Shkollës dhe ditëlindja e heroit, babës Shaban Jashari, paçit gjithmonë mbarësi e suksese të panumërta!

Foto nga arkiva

Публикувахте от Bekim Hamëz Jashari в Петък, 22 май 2020 г.