Sot fillon pagesa e pensioneve deri 11.000 denarë, publikohet orari deri të premten

Prej sot do të filloj pagesa në fazë e pensioneve të tetorit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pensionet do të paguhen parakohe dhe në faza, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të pensionistëve në kushte rreziku nga koronavirusi KOVID-19.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit, të martën do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë, të mërkurën pagesa e pensioneve prej 11,001 denarë deri 14,000 denarë, të enjten pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë dhe të premten do të bëhet pagesa e pensioneve në vlerë prej mbi 18,000 denarëve.

Pensionistët që përdorin kartelë dhe që kanë zhirollogari bankare për transfer të pensioneve, mund të tërheqin paratë që nga dita e sotme. Ky grup i pensionistëve mund të tërheqin pensionin e tyre nga bankomati, të përdorin mjetet financiare për pagesa online etj.