Speca të pjekur e të mbushur

Përbërësit:

– 4 speca të kuq;
– 200 g djathë;
– 200 g kaçkavall të grirë në rende;
– 300 g proshutë të tymosur (sipas dëshirës bën edhe mish);
– 3 vezë;
– 2 – 3 lugë ajkë
– kripë
– vaj ulliri
– majdanoz të freskët

Përgatitja:

Specat pastroni dhe pritni për së gjati, menjëherë aktivizoni furrën që të nxehet.

Tundni vezët, shtoni djathin dhe ajkën dhe bashkoni.

Qitni kripë sipas shijes dhe shtoni proshutën apo mishin, sipas zgjedhjes suaj edhe majdanoz të freskët.

Me këtë shtesë mbushni specat dhe radhisni në enë për pjekje të bërë me vaj.

Enën mbuloni me folie dhe piqni në 200 gradë, pastaj hiqni folien, qitni sipër kaçkavallin dhe piqni në furrë edhe 10 minuta.