Strobe Talbott – Kontribues i madh në arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës dhe çlirimin e Kosovës

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Strobe Talbott, është një nga figurat e shquara të administratës së SHBA-ve në periudhën e luftës së Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës dhe me rol kyq e të veçtantë në Konferencën e Rambujesë dhe më pas edhe në zbatimin e Marrëveshjës ushtarako-teknike të Kumanovës!

SHBA-të janë burim i pashterrshëm i figurave dhe personaliteteve të mëdha të administratave të saja, të cilat duke u nisur që nga Presidentet e duke vazhduar në të gjitha nivelet politike dhe ushtarake, kanë dhënë prova të mëdha të drejtesisë dhe dashurisë njerëzore ndaj popullit shqiptar në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti!

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Strobe Talbott, ashtu si edhe shumë figura tjera të mëdha të SHBA-ve si Presidenti Klinton e Zv. i Tij z. Al Gore, Sekretarja Amerikane e Shtetit znj. Madeline Albright, Ambasadori Richard Holbrooke, Gjenerali Weslei Klark, Ambasadori Wiliam Walker dhe Zëdhënësi i Shtëpisë se Bardhë James Rubin, përfaqeson tetshen e madhe të kupolës së lartë të SHBA-ve, të cilët bashkë me të gjithë, përgjithmonë mbeten në zemrën e çdo shqiptari patriot dhe atdhetar, sepse e bënë të mundur çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Qershori i vitit 1999 mbahet mend për shumë superngjarje, secila ishte më e veçantë se tjetra, ato lanë gjurmë të mëdha dhe të pashlyera, të cilat do të shkruhen me shkronja të arta në historinë e luftës për liri, pavarësi dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Data 9 Qershor 1999, shënon momentin kur në Kumanovën legjendare, nënshkruhet Marrëveshja Historike e kapitullimit politiko-ushtarak të Serbisë!

Kontributi i të gjitha figurave të mëdha të SHBA-ve për të ardhur 9 Qershori i vitit 1999, momenti kur në Kumanovë nënshkruhet Marrëveshja e shekullit shqiptar, në mes Gjeneralit anglez, Komandantit triumfatorë të KFOR-it Michael Jackson dhe atij vrasës e kriminel lufte të Serbisë Nebojsha Pavkoviç, është i madh dhe kryesori!

Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës në pikën e saj C) ka një tekst, i cili përfshinë një tërësi totale!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është përmbyllja e ëndrrës shekullore të qindra dhe mijëra gjeneratave atdhetare dhe patriotike të popullit shqiptar!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është realizimi në tërësi i platformave politiko-patriotike të të gjitha organizatave, lëvizjeve dhe partive politike në Kosovë e jashte sajë!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është homazh me nderim e qetësi oqeanike, sepse aty nderimi për të gjithë Dëshmorët, Heronjtë, Martirët, Invalidët e luftës së armatosur e çlirimtare të UÇK-së, ish – të burgosurit politik, veprimtarë e aktivistë të panumërt kombëtar, u bë realitet faktik!

c) “…nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-i, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar nga KFOR-i…”!

Informacionet dhe e verteta e madhe historike, flasin se Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit te SHBA-ve z. Strobe Talbott, ka qenë njëri ndër këmbëngulesit kryesorë, që asgjë e aparatit pushtues represiv, dhunues e gjenocidal serb, të mos mbetet në teritorin e Kosovës!

Populli shqiptar i Kosovës, i është mirënjohës përgjithmonë mikut të tij të madh, Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve, për rrolin dhe qendrimin e pathyeshëm historik, përballë negociatorëve serb, në arritjen përfundimtare e finale të Marrveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës!

Faleminderit i dashur dhe shumë i nderuar Zëvendës Skretar Amerikan i Shtetit z. Strobe Talbott!

Nga zemra e madhe e popullit shqiptar, buron pashterrshëm, e do te burojë në shekuj falenderimi për Ty e për Ameriken Tënde, për Amerikën e madhe dhe legjendare, që na e bëtë të mundur, që gjithëçka pushtuese serbe, të largohej njëherë e përgjithmonë nga Kosova, për të mos u kthyer kurrë më!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 10 Qershor 2021!