Struga bëhet me ekip futsalli

Diçka që ka munguar prej kohësh dhe në të kaluarën nuk ka pasur asnjëherë, tashmë është bërë realitet. Qyteti i Strugës për herë të parë në histori është bërë edhe me ekip të futsallit.

“Enhalon 2020” është emri i skuadrës së parë së futsallit në Strugë. Themelues të këtij klubi janë Sadik Volina, Muhamed Mome Shainoski, Artan Coma, Bllagoja Bojçevski dhe Përparim Beqiri.

“Iniciativa për të themeluar një klub të futsallit ka qenë e nxitur nga dëshira që në kontinuitet të vazhdojë jeta e pasur sportive dhe të kontribohet drejt zhvillimit të shëndetshëm të të rinjëve”, thuhet në njoftimin e themeluesve të klubit “Enhalom 2020”.