Surpriza e radhës nga Adele është kopertina e albumit

21:09 13/10/2021

Adele më në fund iu ka zbuluar admiruesve kopertinën e albumit të saj të ri, “30” që do të publikohet më 19 Nëntor. Kopertina është një foto që tregon profilin e artistes në një sfond me blu e të gjelbër.Në një postim të gjatë në Instagram, këngëtarja 33-vjeçare shpjegon se më në fund ndihet gati të publikojë projektet e saj pasi “kurrë nuk është ndierë më në paqe se kaq” pas divorcit me Simon Konecki.Ajo e përshkron albumin si një “rrëfimtar që tregon si ajo ka arritur të rindërtojë shtëpinë dhe zemrën e saj”. Adele gjithashtu falenderon miqtë që e mbështetën përgjatë tre viteve të shkuara gjatë periudhës së saj të vështirë.“Kaloja shumë netë në vuajtje e duke qarë”, shkruan ajo duke treguar se sa të vështirë e kishte të pranonte përfundimin e martesës së saj, e cila frymëzoi albumin./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.