Taravari: Sa më të respektuar mësuesit, aq më të lumtur nxënësit

Sot është Dita e Parë e Shkollës, është dita e parë e një rruge edukimi dhe arsimimi, duhet të zotohemi të gjithë që fëmijëve tanë t’ia sigurojmë këtë të drejtë! Jam përkrah çdo mësimdhënësi duke i inkurajuar në betejën e tyre të drejtë për t’i dhënë vetes dinjitetin që meritojnë! Uroj çdo prind të marrë gëzim e lumturi nga fëmija i tyre, dhe padyshim uroj çdo fëmij që të kënaqet pafund me mrekullinë e diturisë dhe të edukatës së mirë! Jam i sigurtë që sa më të respektuar mësuesit aq më të lumtur fëmijët dhe padyshim ne prindërit që jetojmë t’i shohim sa më mirë fëmijët tanë!