Tefik Bajrami: I kam arritur të gjitha objektivat e mia

Numëron shumë suksese, shumë meçe me fitore e thuajse asnjë humbje me mbi 22 vite karierë si bokser e karatist i cili nuk din çfarë është humbja. Tefik Bajrami, një nga shqiptarët që i’a ka zbardhur fytyrën kombit shqiptarë me shumë suksese në fushën që po vepron vjen në një bisedë shumë të sinqertë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon nga fillimi karierën dhe jetën e tij.

U bënë disa vite që meresh me këtë sport, na thuaj kush  të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?

Po është e vërtet që unē stërvitem që 22 vite. Në filim të karrierës time jam marrë me karate, ku sukseset (1998 kampion zviceran në karate dhe në vitin 2000 kampion europian) brenda 2 viteve kanë qenë të larta për të kaluar pastaj në thaibox/kickbox. 2003 kampion zviceran në thaibox, 2004 kampion botërorë në thaibox, nē vitin 2005 pastaj kam filluar edhe me boks të stërvitem dhe me 3 ndeshje kur fillova nē 2006 dhe të marë pjesë në gara, u shpalla kampion zviceran në boksin amator. Disa vite kam patur disa lëndime. Më 2010 pastaj kam kaluar në boksin profesionist ku kam zhvilluar 18 ndeshje: 2015/16 kampion europian për versionin WBU (World Boxing Union), 2016 kampion ndërkontinental për versionin ËBF (World Boxing Federation). Maja më e lartë për mua ka qenë 1 Prill 2017 kur u shpalla për herë të parë kampion botëror për versionin WBF. Pastaj këtë brez e kam mbrojtur dy herë 2018 dhe 2019. Në Korrik 2019 e kam përfunduar karrierën aktive.

E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?

Po fillimi thuajse shumëherë është i vështirë. Por kam pas fat se e kam pas ekipin me vëllezërit e mi e ajo ka qenë koha e mirë për të arritur suksese. Dmth nē fillim kam pasur përkrahjen e vēllezërve Xhavit Bajrami (kampion botëror në Kikboks) dhe Ferid Bajrami po ashtu kickboxer i mirë.

Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?

Idhull në fillim të karrierës kam patur Taisonin.

Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?

Për momentin nuk ka ndonjë bokser shumë të mirë.

Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?

Unë mbase tash kam përfunduar karrierën aktive, planet janë të angazhohem në klubin tim për të arritur me nxënësit e mi suksese si në thaibox po ashtu edhe në box.

Po çfarë mendoje të arrije në karierë, cilat ishin synimet?

Po thuajse të gjitha objktivat e mia që i kam patur i kam plotësuar.

Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?

Në karate 20 ndeshje: 15 fitore, në thaibox 30 ndeshje 26 fitore. Në box amator 12 ndeshje 8 fitore. Në boxin profesionist 18 ndeshje, 17 fitore.

A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?

Humbja të motivon më shumë që të përmirësohesh dhe të bëhesh më i fortë.

KOHA: Çfarë ju shtyu të merreshit me këtë sport?

Që nga fillimi kam ēndērruar qē të merem me sporte luftarake.

Cilat janë disa cilësi që karakterizojnë një karatist të suksesshme?

Cilësitë e mia i përqëndruar, vetbesim, fokusim dhe stërvitje të pandërprera.

Më mirë të kesh apo të dish?

Mē mirē tē dish por mirë edhe të kesh.

Si do ta përshkruanit stilin dhe karakterin tuaj?

Jam një person shumē i hapur, me plot humor. Ëndērra ime qē të jem i pavarur financiarisht dhe të kontribuoj për mirëqenien e qytetarëve.

Cila është një ditë tipike e juaja?

Zakonisht në mēngjes 3-4 në javë merem me sport, dal të vrapoj ose në palestër. Pastaj punë në zyrë, nē mbrëmje stërviti nxënësit.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj gjatë këtyre viteve

Jeta ime ka ndryshuar sepse i kuptoj gjërat më mirë, mē preokupon ngrohja globale dhe pozita ende jo e mirë e shqiptarëve në botē.

Jeni mjaft aktiv në rrjetet sociale?

Po jam aktiv në rrjetet sociale. Dikush është shumë pak aktiv, dikush më shumë.

Kur shkon në shtrat dhe cfarë bën?

Zakonisht shkoj nē ora 23 deri 23.30 në shtrat, lexoj libra…