Tërmet në Kroaci

Kroacia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit.

Më i fundit është regjistruar në orën 05:59 të mëngjesit të sotëm me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua 12 km në juglindje të Shibenikut. Deri më tani asnjë dëm i madh nuk u raportua si rrjedhojë e këtyre lëkundjeve, bazuar në të dhënat e autoriteteve.

“Tani për tani, nuk kemi raportuar dëme të konsiderueshme. Kemi informacion se në Vrpolje, një copë shkëmbi ra në oborrin e shtëpisë dhe goditi makinën, por askush nuk u lëndua”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.