Teuta Sadiku: Në rolet e mia nuk ndihem keq asnjëherë

Njihet si një nga ikonat e aktrimit në trojet shqiptare dhe sigurisht që një e dytë nuk do të lindë. Teuta Sadiku apo e njohur në opinion për rolin e saj të Zades që gjeneratat më të hershme e kujtojnë, vjen në një rrëfim të sinqertë për gazetën KOHA ku tregon mbi karierën dhe jetën e saj.

Jeni një nga emrat më të vlerësuar të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Si ndiheni sot kur dëgjoni kaq shumë vlerësime mbi karrierën tuaj si aktore nga publiku dhe nga kolegët?

Kur ndiej fjalë të mira nga kolegët dhe nga të gjithë dashamirët dhe fansat, ndihem e privilegjuar që kam aq shumë njerëz që më duan dhe e çmojnë punën time, kjo më shtynë të mos ndalem, të jap sa më shumë nga vetja.

Filmat që keni interpretuar ju dhe kolegët tuaj vazhdojnë të mbesin në mendjen e opinionit, sipas juve pse vijojnë të jenë të tillë?

Filmat është e vërtetë që mbesin histori, besoj që do të vazhdojnë të mbesin ashtu se ne jemi munduar të bëjmë më të mirën.

Cili nga filmat/serialet/emisionet mendoni se është më i miri për ju si aktore?

Nuk mundem me cek cili serial apo film apo çka do është me u mirë pasi jam vet në këtë profesion dhe e di si i realizojmë në çfarë kushte e me sa mund, kështu që besoj secili nga ta e ka vlerën e vet.

Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike e humoristike, por po kaq e suksesshme jeni edhe në komedi. Çfarë mund të na thoni mbi jetën tuaj si aktore në teatër?

Jeta si aktore herë është e mirë e herë e mundimshme, por gjithësesi jam në profesionin që e dua më së shumti në botë dhe besoj që deri tash i kam realizuar rolet e mia mirë si në teatër si nëpër komedia si në filma.

Roli më i fundit në skenën teatrore ka qenë?

Roli në skenën e teatrit ka qenë një monodramë ,Klithja, ne regji të Mentor Zymberajt dhe në tekst të Odise Plakut, ka qenë një tragjedi për të zhdukurit.

Çfarë mendoni sot për aktorët e rinj?

Kam mendime të mira për aktorët e rinjë se kanë çka mësojnë nga profesorët që i kanë më të mirët në botë.

Si kalojnë ditët sot për ju?

Ditët sot për mua kalojnë në pandemi si krejtë dynjaja që është por mundohem ta kthej mirë sa më shumë.

Vazhdoni të lexoni me pasion vepra të ndryshme. Kohët e fundit, çfarë vepre jeni duke lexuar?

Po unë vazhdoj të lexoj shumë se e kam pasion të shpirtit dhe tash për momentin prap po e lexoj, Kështu fliste Zaratustra nga Niche.

Po rininë tuaj si e kujtoni, një vajzë e re si ju?

Me plot hare e lumturi e kujtoj se ishin ditët më të mira të jetës sime.

Kur shikoni filmat që ju keni interpretuar, ndodh që jeni kritike ndaj vetes për rolet?

Asnjëherë nuk mundem me shiku veten si kam luajt nëpër filma apo ku do se gjithmonë gjejë diçka që nuk më pëlqen dhe që kam mund me e bë ende më mirë (qesh).

Duhet të jetë një ditë e veçantë. Mbani mend se me çfarë u prezantuat herën e parë në skenë?

Po më kujtohet, ishte shfaqja Sakramenti, komedi satirë, në vitin 1995, jam ndier perfekt.

Kush kanë qenë profesorët tuaj?

Profesorët e mi ishin Enver Petrovci, Abi Nokshiqi, Mentor Zymberaj, Juliana Anastasijeviç, Ramiz Kelmendi,Shkumbim Istrefi, Luan Jaha etj.

Gjatë kohës që ishit në Akademi a keni luajtur role?

Gjatë kohës që isha në studime, kam pas leje nga profesorët të luaj kudo se zakonisht deri në vitin e 3 nuk lejojnë fortë me luajt nëpër shfaqje.

Vijmë tek rolet. Roli juaj i parë në skenë si aktore profesioniste ishte?

Roli im i parë ishte në shfaqen Sakramenti, luaja një kamariere.

Gjatë karrierës, si keni qëndruar para paragjykimeve të shqiptarëve që në të shumtë të paragjykojnë?

Gjithmonë ka paragjykime për neve, por është një fatbardhësi që unë nuk mirrem me të e kujt i duken interesant dhe ka kohë me u marrë me paragjykime le të vazhdoj.

Në fillimet e tua kur të është besuar për herë të parë një rol i tillë e ke marrë me seriozitet, ndroje apo me gallatë?

Roli i parë kur më është dhënë e kam marrë me shumë seriozitet dhe shumë përgjegjësi të madhe se kam dashur që të realizoj më së miri.

Në gjithë këtë galeri rolesh nuk je ndier keq asnjëherë?

Në rolet e mia nuk ndihem keq asnjëherë, ndihem keq kur nuk punoj, më duket që jam petaoni i vetëm që veç don me punu.

Dhe në jetën e përditshme…Jeni zhgënjyer nga të tjerët?

Me u zhgënjyer nga të tjetër po shumë shpesh, jap dashuri dhe rrespekt shumë e rrallë herë më kthejnë njejtë.

Aktualisht, në aspektin jetësor a ndjehesh e plotësuar?

Jo ende nuk jam e plotësuar në jetë, ka shumë gjëra që më mungojnë por shëndeti është më i rëndësishëm e si ta kemi shendetin tjerat bëhen gradualisht.

A din Teuta të gatuajë?

Teuta jo që din të gatuaj por mundem me thënë që jam profesioniste shumë e madhe, di të gatuaj gjithçka dhe shumë shishëm.

Si janë raportet me kolegët aktor që ke luajtur më herët?

Me krejt kolegët i kam raportet shumë të mira dhe më respektoj dhe më duan shume.

Po ato që tashmë nuk janë në këtë botë a mendon se ndien mall opinioni shqiptarë?

Për aktorët që nuk jam më në këtë botë, sigurisht që kanë mall të gjithë se ata kanë lënë gjurmë në punën e tyre.

Kur flitet për paranë, lidhjen si e ke?

(Qesh), eh me paranë nuk i kam punët mirë se nuk më vizitojnë shpesh, për mua me rëndësi është me dalë mirë puna, roli, shfaqja, e pagesa nuk luan rol të madhe, normal që edhe unë kam dëshirë me marrë honorar të mirë e të majmë por e ceka që nuk luan rol të madh paraja.

Dhe… ç’është dashuria për ju?

Dashuria është një mrekulli që e ka dërgu Zoti nga parajsa si dhuratë për ne, është magjia vetë.

Kush janë vendet më të bukura?

Ne shqiptarët i kemi vendet më të bukura në botë, është Kosova, Shqipëria, Maqedonia…

Çfarë pëlqen më shumë tek njerëzit?

Tek njerëzit më së shumti pëlqej sinqeritetin e tyre, edukatën, kulturën dhe shpirtin.