Tragjedia në Tetovë, ASH: Fajtorë komuna, spitali e inspektorët komunal

Nga ASH sërish kërkojnë përgjegjësi për rastin e spitalit të Tetovës. Adnan Neziri nga kjo parti theksoi se përgjegjës për zjarrin tragjik në Tetovë janë Komuna, Spitali dhe inspektorët komunal. “Pyesim publikisht komunën, spitalin dhe të gjitha institucionet tjera relevante: – Përse në spitalin modular nuk ka pasur alarme zjarri?- Përse në spitalin modular nuk ka pasur asnjë pajisje për mbrojtje nga zjarri? – E dimë se kontraktues kryesor ka qenë firma Brako e partnerit tuaj të kamotshëm, Koço Angjushev. A ka pasur nënkontraktues dhe cilët janë këta? Veçanërisht parashtrojmë pyetjen, kush ka bërë instalimet elektrike? A është bërë mbikëqyrje dhe pranim teknik i objektit? Kush e ka bërë mbikëqyrjen?”,- tha deputeti i ASH-së, Adnan Neziri.Pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës dorëheqje vetë ofruan zëvendësministri, Ilir Hasani, dhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, për të cilat kryeministri ka thënë se do të vendosë pasi të dalë raporti rreth zjarrit në spitalin modular të Tetovës