Trajneri Isufi: Maqedonia e pati vështirë, Ukraina ishte më e mirë

Danimarka – Belgjikën, kanë zhvilluar sot duelin e radhës në kuadër të “EURO 2020”.

Por, ky takim u ndal për një minutë, në minutën e 10-të. Kjo bë për të nderuar futbollistin, Christian Eriksen, që pak ditë më parë ra pa ndjenja në fushë.

Trajneri, Bekim Isufi për këtë ndalës të ndeshjes tha se mendon që atë e kanë marr nga Kosova, ku nderohet ish-legjenda e futbollit, Fadil Vokrri.

“Mu më pëlqeu minuta e 10-të e ndeshjes, dhe më kujtojë minutën e 9-të, kur Kosova e bën për Fadil Vokrrin dhe mendojë që këta e kanë marr këtë.

Isufi për ndeshjen, Ukraina – Maqedonia e Veriut, tha se fqinjët e patën të vështirë përballjen ndaj Ukrainës.

“Maqedonia e pati vështirë, Ukraina ishte më e mirë. Maqedonasit po mundohen të bëjnë lojë pasi po pësojnë dhe Ukraina ishte më e mirë në fushë”.

“Është interesant se për këtë ndeshje rezultati 2:0, është rezultati më i keq në futboll. Pas humbjes së penalltisë e vështirësojë punën tek Ukraina, por edhe ra niveli i tyre. Nuk guxojë kjo një kombëtare që lufton për pozitën e dytë.