Transparenca aktive, komuna e Gostivarit e drejtuar nga Taravarin e 57 në listë (Dokumente)

Transparenca aktive e ministrive, qeverisë dhe pushtetit lokal për vitin 2021 përmbanë 63 % nga niveli më i lartë i mundshëm prej 100%. Sipas gradacionit të nivelit të transparencës, bie mbi vlerësimin “ mirë” sa i përket transparencës aktive të publikuar nga Opendata.

Nga indeksi mbi transparencën aktive nga gjithsej 97 institucione është niveli tepër i ulur i transparencës tek komunat që drejtohen nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët.

Komuna e Gostivarit rradhitet tek pjesa e fundit e listës së institucioneve, duke mbajtur vendin e 57 dhe duke qëndruar edhe pas Zhelinës, Vevçanit, Krushevës e Qashkës, kurse komuna e Tetovës qëndron disa pozicione më mirë se komuna e Gostivarit.

E njejta ndodh edhe tek komuna e Bogovinës e cila radhitet e 73 në listë. Më skandaloe qëndron komuna e Vrapçishtit e cila është e radhitur e 97 nga gjithsej 98 institucione të përfshira në indeks.

Në krye të listës qëndron Ministria e Mbrojtjes e udhëhequr nga Radmilla Sheqerinska dhe Bashkim Hasani si zëvendësministër. Kjo ministri mbanë vendin e parë në listë me 100% transparencë.

E dyta radhitet komuna Karposh, po ashtu, me 100% transparencë.

FOTO 1

Për dallim nga viti 2020, transparenca aktive ka shënuar përmirësim për 5 % ( nga 58 në 63 %)

Sipas raportit, ministritë publikojnë më tepër informacione se sa komunat.

Transparenca aktive e ministrive është 79%, kurse e komunave 60%, edhe pse në vitin 2016 filluan nga baza e njejtë fillestare, respektivisht transparencë prej 45%.

FOTO 2

Me këtë, krahasimi mbi trasparencës e ministrive dhe qeverisë kundrejt komunave mbetet ende shumë e madhe.

LINK:

https://www.opendata.mk/Home/TekstualniDetails/112?Category=1&fbclid=IwAR0l1JTVZNMpUt46mLlmrr7nXvJ71__IEEieO9Z79G4FN0XforebWA-n6kw