U soll vendimi për hapjen e konskursit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive dhe anëtarëve të Këshillit Programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin lidhur me – Vendimin për hapjen e konkursit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive.

U soll vendimi për hapjen e konskursit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive dhe anëtarëve të Këshillit Programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë.
Sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, votoi Vendimin për hapjen e konkursit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive dhe konkursin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të Radiotelevizionit nacional.

Në bazë të neneve 14 dhe 16 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, dhe në bazë të neneve 117 dhe 119 të po këtij ligji, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut emëron anëtarët e Këshillit të Agjencisë që është organ regullator i pavarur, dhe Këshillit të Programit të tranmetuesit publik Radiotelevizionit nacional, sipas konkursit të shpallur paraprakisht dhe debatit publik të organizuar për këtë qëllim.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt zhbllokimit të një procesi mbi pavarësinë dhe funksionalitetin e këtyre dy organeve të rëndësishme për mediat në vend. Кëshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive përbëhet prej 7 anëtarëve, ndërsa Këshilli i programit të Radiotelevizionit publik prej 13 anëtarëve.

Kandidatët për të dy këto organe duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kenë kryer arsimin e lartë, të kenë përvojë pune të paktën tetë vjet në profesion dhe në publik shquhen në fushën e komunikimit, gazetarisë, informatikës, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë.