U zhduk në mes të liqenit, publikohen pamjet nga momentet e fundit të jetës së aktores

Zhdukja e aktores Naya Rivera mbetet ende e mistershme, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë kërkimin për trupin e saj në liqenin e Pirus. Departamenti i Sherifit të Venturas ka publikuar momentet e fundit të aktores, në të cilat jo shfaqet duke mbërritur me makinë bashkë me djalin e saj 4-vjeçar në liqen.

Në pamjet që kanë kapur kamerat e sigurisë, Rivera shihet duke parkuar makinën dhe ndihmuar djalin të zbresë që andej. Më pas të dy ecin bashkë drejt varkave, marrin me qira njërën prej tyre dhe vozisin në liqen. Pavarësisht se aktorja nuk është gjendur ende mendohet se ajo ka vdekur dhe shanset për ta gjetur të gjallë janë të pakta.

Kërkimet për trupin e Naya-s nisën menjëherë sapo një person tjetër gjeti të vetëm në varkë duke fjetur vogëlushin e saj. Djali i aktores ishte i veshur me jelek shpëtimi, ndërkohë që në varkë u gjet një tjetër jelek për të rritur. Vogëlushi tregoi për policët se ai dhe nënë e tij kishin notuar në liqen, por ai nuk e pa më me sy.

Hetuesit kanë thënë se operacioni nuk quhet më “kërkim-shpëtim” por vetëm kërkim, sepse ata mendojnë se aktorja është mbytur pas një incidenti tragjik. Zhytësit kanë treguar se uji në liqen është shumë i errët, i mbushur me bimë, diçka që e vështirëson shumë gjetjen e trupit. Autoritetet kanë paralajmëruar se trupi i Rivera-s mund të mos gjendet nëse është “i ngatërruar në diçka nën ujë”.

Ndërkohë djali i saj 4-vjeçar është rikthyer tek familja e tij dhe është fotografuar ditën e djeshme në krahët e të atit, ish-bashkëshortit të Naya Rivera-s.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-8508871/Sheriffs-release-CCTV-footage-Naya-Rivera-son-Josey-boarding-boat.html