Udhëtimi i fshehtë me avion në Paris, Rama: Ika si klandestin, nuk jam normal

Kryeministri Edi Rama ka folur për udhëtimin që bëri një javë më oarë në Paris. Rama ka bërë ironi duke thënë se ka “ikur si klandestin”.

“Kufijtë janë të mbyllur. Unë kam kaluar në mënyrë klandestine me avion. Unë shkova me avion. Si u ula unë kur isha klandestin?”, tha me ironi kryeministri.

Me tej kreu i qeverise theksoi se “per fat te keq unë nuk jam qytetar normal. Jam kryeministër i Shqipërisë. Jam nisur te premten dhe jam kthyer te shtunen. Kam pasur një takim informal të rëndësishëm pune të premten dhe jam jam kthyer të shtunën”.

Sakaq ai zbuloi se me kete u takua ne France ne udhetim blic. “Kam pasur takim me njerëz të Presidentit të Francës. Nuk thuhet se me kë sepse bëhet fjalë për një takim informal” – tha Rama.