Umit Karan rikthehet te FC Shkupi?

Umit Karan sërish do të rikthehet te Shkupi. Ky si duket është opsion i kryesisë së Shkupit, pas shkarkimit të Muharem Bajramit gjatë ditës së sotme. Mediat të ndryshme, por edhe ajo e afërt me klubin bardhekaltër “Albsport” shkruajnë se Karan pritet të mërkurën që të shfaqet në Çair dhe të drejtoj Shkupin gjatë ndeshjeve në vijim, kampionat dhe Kupë.

Kujtojmë që Umit Karan ishte pjesë e Shkupit nga tetori i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2019.