Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Kosovë

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme ka ardhur në jetë fëmija i parë afgan në Kosovë.

Bebushi është djalë dhe peshon 3.7 kilogramë, teksa gëzon një gjendje të mirë shëndetësore.  E ëma, një afgane 28-vjeçare me inicialet S.F e ka sjellë në jetë bebin nga një lindje me operacion në Klinikën e Gjinekologjisë dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë.

“Fëmija u lind me operacion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebes është e mirë”, thotë njoftimi i SHSKUK-së.