Von Cramon: Shpresojmë se SHBA-ja do të mbajë fjalën se nuk ka plan sekret për Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shpërndarë në Twitter deklaratën e Departamentit të Shtetit, ku thuhet se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se shpreson që SHBA-ja do t’i mbetet besnik fjalës se nuk ka plan sekret dhe nuk ka shkëmbim territoresh.

Ne vetëm mund të shpresojmë se SHBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbetet besnik fjalës se nuk ka plan sekret dhe nuk ka shkëmbim territoresh”, ka shkruar Viola von Cramon.