Vrap nga një kryeqendër në tjetrën, Diplomacia e Osmanit shembull në rajon

Kryediplomati Bujar Osmani brenda ditës në dy ngjarje tejet të rëndësishme për diplomacinë e vendit dhe hapërimin tutje në proceset integruese.

Në mëngjes në Antalia në takimin e Ministrave të Jashtëm të PBEJL. Ndërkaq pasdite në Sofje me delegacionin qeveritar në takim me krerët e Republikës së Bullgarisë.

Dje Osmani kishte fjalim në Forumin e Sigurisë Globale “Globsec 2021”, në Bratisllavë, ku paraprakisht hapi edhe Ambasadën e RMV-së në Sllovaki.

Në “Globsec 2021”, kryediplomati i Sllovenisë, Logar, kryediplomati kroat Grliq, dhe përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak veçuan diplomacinë e Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet për të qenë akterë të rëndësishëm të diplomacisë në rajon dhe gjetiu.
“Maqedoninë e Veriut e kemi një partner unik që ka bërë gjithçka që ne i kemi kërkuar që të bëjë, dhe tash topi është tek ne, dhe Maqedonia e Veriut është një test për kredibilitetin tonë, për shkak se është lehtë të fajësosh tjetrin, por ata nuk na japin luksin që ne ti fajësojmë ata. Ne duhet ta zgjedhim këtë nëse jemi seriozë , dhe të shihemi si partner kredibil nga Ballkani , jo vetëm si furnizues me para por edhe se jemi në gjendje të ndikojmë zhvillimin. Kjo për mua nuk është vetëm për anëtarësimin e RMV në BE, por është për kredibilitetin e BE si lojtar global”, tha Lajçak.